Kryesore

Meta takim me pensionistët e Korçës: Do të iu rritet pagesa dhe do të përfitojnë shërbimet shëndetësore falas

15:07 - 13.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i PL ka nisur turin e sqarimit të programit të Partisë së Lirisë me pensionistët, të cilët kanë patur profesione të ndryshme.




Nga Korça, Meta është takuar me inxhinierë, artistë, sportistë e dhe invalid pune.

Në këto takime ai ka premtuar rritjen e pensionit në mandatin e parë qeverisës, ndërkohë që është zotuar se shërbimet shëndetësore do të jenë falas.

“Kënaqësi e veçantë që turin e sqarimit të programit tonë për pensionistët, që janë kryeprioritet i 5 prioriteteve kryesore të Partisë së Lirisë, ta nisja sot nga Korça në një takim të përzemërt me arsimtarë, inxhinierë, kompozitorë, artistë, sportistë, elektricistë dhe invalidë pune, që kanë kontribuar me dekada për zhvillimin e këtij qyteti të mrekullueshëm.

Pensionistët korçarë si qindra mijëra pensionistë në mbarë vendin mezi e shtyjnë sot muajin me pensionet mizerabël.

Partia e Lirisë do të rritë pensionet mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës dhe do të mbulojmë falas të gjitha shërbimet shëndetësore për ta”, thekson Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.