Kryesore

Historike në Gjermani/ Bayer Leverkusen fiton pas 120 vitesh titullin e parë në Bundesligë! Xhaka e feston me një “perlë”

19:24 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Merr fund pritja 120 vjeçare. Leverkusen ka fituar titullin e parë në historinë e klubit, në Bundesligë. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso “kurorëzon” në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin fantastik, duke thyer kështu hegjemoninë e Bayern.




Të bindur se sot do ishte dita e festës, tifozët kishin mbushur rrugët, duke krijuar kështu një atmosferë të zjarrtë.

“Aspirinat” triumfuan 5-0 ndaj Werder Bremen në BayArena, nën prezenca e mbi 30 mijë mbështetësve. Boniface vendosi pjesën e parë, me një gol nga pika e bardhë e penalltisë. Në fillimin e pjesës së dytë, nuk mund të mungonte Granit Xhaka, një “perlë” e mesfushorit me origjinë shqiptare. Më pas, Wirtz thelloi shifrat (Tripletë).

Kështu, Leverkusen, siguron titullin disa javë përpara fundit të kampionatit, duke bërë që ndeshjet e radhës t’i luajë vetëm për formalitet. Në 29 takime, Xhaka me shokë nuk kanë provuar asnjëherë shijen e humbjes, ndërsa numëron 25 fitore dhe katërt barazime.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.