Kryesore

“As në diktaturë nuk ndodh që një vendim gjykate të mos zbatohet”- Salianji: Ja pse është ndërhyrë në sistemin TIMS

19:13 - 14.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji gjatë një takimi me demokratët e Kuçovës, ndër të tjera ka komentuar vendimin e Parlamentit për të mbrojtur mandatin e deputetes Olta Xhaçka.




Salianji u shpreh se edhe në diktatura nuk ka ndodhur që një vendim gjykate të mos zbatohet.

Sipas tij një veprim i tillë nga mazhoranca asgjëson këtë gjykatë dhe barazinë para ligjit.

Ai po ashtu komentoi edhe ndërhyrjen në sistemin TIMS, që sipas tij është bërë për të fshirë të dhëna të lidhur me PS, për t’ju ardhur në ndihmë atyre në raport me ligjin.

Salianji: Nuk ka ndodh as në diktatura, por jo e jo në demokraci, që një vendim të një gjykate, të gjykatës më të rëndësishme të Republikës, që është Kushtetuesja, me vendim parlamenti, jo vetëm të mos zbatohet, por të merret dhe të hidhet të kosh duke e asgjësuar praktikisht Kushtetuesen, barazinë para ligjit, retorikën e PS që për vite me radhë e ka ngritur nivelin e retorikës që “drejtësia e re’. Drejtësia e re për çfarë, për të dënuar kundërshtarin politik, për të izoluar  liderin e opozitës, për ta përdorur për luftë të brendshme në PS. Ndërkohë që kur vjen puna që Gjykata Kushtetuese ashtu sic është, jep një vendim gjysmak, PS e merr dhe e hedh në kosh, duke thënë se në këtë vend jo të gjithë janë të barabarta para ligjit dhe këto janë ata që abuzojnë më shumë.

E keni parë se çfarë kanë bërë së fundmi, janë kapur me ndërhyrje në sistemin TIMS. Sistem që ka të dhënat e qytetarëve, skedat kriminale dhe i kanë kopjuar duke pretenduar se i kanë përdorur për grupe kriminale, ose më keq për të fshirë të dhëna për persona të lidhur me PS dhe për t’ju ardhur në ndihmë atyre në raport me ligjin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.