Kryesore

Fredi Beleri kandidat për eurodeputet grek, studiuesi Ardit Bido: Nxori fytyrën e tij, u faktua që s’ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën

20:23 - 15.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studiuesi Ardit Bido ka reaguar pasi Fredi Beleri u zyrtarizua nga Demokracia e Re në Greqi si kandidat për eurodeputet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Bido thotë se sot Fredi Beleri nxori fytyrën e tij dhe u faktua që ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe Himarën.




Sipas tij, Fredi Beleri shkoi aty ku e ka vendin, në Greqi, shtetin për të cilin Bido thotë se do të punonte edhe këtu në Shqipëri.

Ardit Bido e quan kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës si “flirtues me neonazizmin”.

“Sot, Beleri nxori fytyrën e tij dhe nxori zbuluar shqipfolësit që e mbështesin.

Me kandidimin e Belerit për eurodeputet grek u faktua se ai nuk ka lidhje me Shqipërinë dhe me Himarën dhe shkoi aty ku i takon: në shtetin e tij, në shtetin për të cilin do të punonte dhe këtu, duke abuzuar me votat e shqiptarëve që për arsye krejt të tjera e votuan.

Sot, duke deklaruar që beteja e tij në Shqipëri është një betejë për Greqinë, Beleri nxori zbuluar çdo shqipfolës të vetëpërdorur apo të shitur, që gjithë këto muaj kanë mbytur mediat duke mbrojtur një flirtues me neonazizmin. Ose, fakton që edhe ata bëjnë të njëjtën betejë: për Greqinë, më dëm të Shqipërisë, në Himarën e krenarisë kombëtare kuqezi! Thuaji Jo Neonazmizmit! Thuaji Po Shqipërisë!”, thuhet në reagimin e Ardit Bidos.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.