Kryesore

Nga interpelanca me Ministrin e Mbrojtjes te ndryshimi i ligjit për prefektin, Çuçi mbledh Grupin Parlamentar të PS

10:52 - 15.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.




Kreu i grupit, Bledi Çuçi ka bërë një prezantim të projektligjeve që janë në rendin e ditës në seancën e së enjtes, e cila siç tha ai, do të nisë me interpelancën e kërkuar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Nasip Naço, me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Po kështu do të ketë diskutime në seancë për projektligjin “Për prefektin e qarkut”; projektligjin “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; projektligjin “Për përkthimin zyrtar dhe profesionin e përkthyesit zyrtar”, si dhe projektligji  “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kolegjit të Evropës, për hapjen e degës së Kolegjit të Evropës në Tiranë”.

Pas largimit të Benet Becit, Çuçi propozoi deputeten Enslemvera Zake për Sekretare të Grupit Parlamentar, propozim që mori mbështetje nga të gjithë deputetët e pranishëm.

Në vijim të mbledhjes disa deputetë ngritën shqetësime të ndryshme sipas zonave që ata mbulojnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.