Kryesore

Nga ndryshimi i sistemit, koalicioneve dhe vota e emigrantëve,zbardhet plani i punës për Reformën Zgjedhore

13:37 - 15.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Grupi i Dialogut ka miratuar planin e punës për Reformën Zgjedhore,në mbledhjen e ditës së sotme (15 prill).




Në planin e punës, janë përfshirë dhe çështjet për sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, përkthimi i drejtë i votës në mandate përfaqësimi, përfshirja apo jo e referendumeve si pjesë e Kodit Zgjedhor, si dhe forcimi dhe garantimi i lirisë se votimit dhe ruajtjes së parimit të votës së fshehtë.

Në planin e punës thuhet se projektligji duhet të depozitohet në Kuvend jo më vonë se data 1 korrik 2024.

Plani i punës:

Tema dhe Çështje

a/ Dispozita të përgjithshme: objekti, përkufizime dhe parime për zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore.

Zgjedhësit dhe përgatitja e listës së zgjedhësve:

– përmbajtja, hartimi dhe miratimi i listës së zgjedhësve;

– procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve. (18 prill2024)

b/ Regjistrimi i subjekteve zgjedhore, rregjistrimi i kandidatëve, zona zgjedhore dhe numri i mandateve për çdo zonë. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nr. 31, datë 04.10.2021 dhe nr. 28, datë 30.06.2021. (24 prill 2024)

c/ Votimi i shtetasve, administrimi dhe numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë Republikës së Shqipërisë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nr. 38, datë 9.12.2022. (30 prill 2024)

ç/ Kufizimet dhe/ose ndalimet e parashikuara për përdorimin e burimeve shtetërore në zgjedhje. (6 maj 2024)

d/ Institucionet për përgatitjen dhe administrimin e zgedhjeve:

–   Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve;

–   Komisionet e nivelit të parë të Administrimit të Zgjedhjeve;

–   Komisionet e nivelit të dytë të Administrimit të Votimit.

Infrastruktura e zgjedhjeve:

– Organizimi i infrastrukturës së zgjedhjeve;

– Përgatitja e dokumentacionit zgjedhor dhe dërgimi i materialeve zgjedhore;

– Votimi;

–  Kushtet për administrimin e votimit dhe rezultati zgjedhor;

– Teknologjia në zgjedhje, pilotimi, garancite e votimit dhe te procesit te numerimit;

– Transparenca e veprimtarisë së KQZ-së dhe organeve te tjera. (15 maj 2024)

dh/ Fushata zgjedhore, monitorimi i fushatës zgjedhore dhe fushata zgjedhore në media audiovizive dhe në mediat sociale, si dhe ndalimet perkatëse.

Financimi i zgjedhjeve dhe i fushatës zgjedhore:

– financimi i zgjedhjeve;

– financimi i subjekteve zgjedhore;

– financimi i kundërligjshëm i zgjedhjeve dhe financimi i fushatave zgjedhore nga burime te huaja. (22 maj 2024)

e/ Ankimi administrativ, hetimi administrativ, sanksionet dhe ankimi gjyqësor. (27 maj 2024)

ë/ Çështje të tjera për zgjedhjet perfshire sistemin zgjedhor, koalicionet parazgjedhore, përkthimi i drejtë i votës në mandate përfaqësimi, përfshirja apo jo e referendumeve si pjesë e Kodit Zgjedhor, si dhe forcimi dhe garantimi i lirise se votimit dhe ruajtjes së parimit të votës së fshehtë. (11 prill-30 qershor)

f/ Grupi i Dialogut mund te vendosë me konsenus për diskutim edhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet.  (11 prill-30 qershor)

Hartimi i dispozitave sipas këtij Kalendari mund të kërkojë ndërhyrje legjislative në ligje të tjera si Kodi Penal, ligje te tjera, etj. (15 qershor- 01 korrik)

Miratimi në tërësi i projektligjit dhe eventualisht i projektligjeve te tjera të lidhura me të.

SHËNIM:

  1. Projektligji duhet të depozitohet në Kuvend jo më vonë se data 1 korrik 2024.
  1. Grupi i Ekspertëve Teknikë harton tekstin e dispozitave të reja të projektligjit sipas Kalendarit dhe ia paraqet ato për diskutim dhe miratim Grupit të Dialogut. Në përfundim të mbledhjes së Grupit reflektohen në tekstin e dispozitave përkatëse amendamentet e dakortësuara.
  1. Në vijim teksti i dispozitave të miratuara publikohet në faqen e internetit të Kuvendit dhe njëkohësisht ftohen të gjithë të interesuarit të paraqesin mendimet dhe sugjerimet e tyre ne emailin e Sekretarisë së Grupit. Një kopje elektronike i dërgohet elektronikisht edhe OJF-ve vendase për të paraqitur komentet dhe vërejtjet e tyre ne lidhje me to.
  1. Teksti i dispozitave të miratuara i dërgohet për mendim edhe ODIHR dhe organizatave të tjera ndërkombëtarë për ekspertizë. Në mënyrë të veçantë në rast se në Grupin e Dialogut nuk ka dakortësi politike për një çështje apo dispozita të caktuara, Grupi në mënyrë konsensuale dhe kur e konsideron të arsyeshme, i drejtohet për mendim këshillimor ODIHR-it duke i paraqitur çështjen për të cilën nuk ka dakortësi politike dhe eventualisht çdo material apo koment të anëtarëve në lidhje me të.
  2. Shkresat drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, projektligjet e administruara për shqyrtim në lidhje me Kodin Zgjedhor, procesverbalet e seancave dëgjimore dhe çdo material tjetër drejtuar ish-Komisionit të Posaçëm administrohen nga Grupi i Dialogut dhe do të shërbëjnë për hartimin e dispozitave konkrete të ligjit të ri zgjedhor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.