Kryesore

Opozita kërkon mocion me debat për Xibrakën, mazhoranca refuzon! Çuçi: Çështja është e ezauruar nga gjykata

15:38 - 15.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka replikuar me Gazment Bardhin, teksa tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat për çështjen e drogës në Xibrakë.




Sipas Çuçit për këtë çështje që është kërkuar një mocion me debat, ajo është e ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara.

Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje qe janë gjykuar nga drejtësia, madje edhe me vendime të formës se prerë, qe janë ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund te ulemi sot te flasim per datën e një mocioni”, deklaroi Çuçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.