Kryesore

“Ta përmbysim këtë regjim!”- Thirrja e Berishës: Kapni sheshet dhe rrugët, ka ardhur koha për zemërim

21:00 - 15.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që çdo faktor opozitar të dalë në sheshe dhe rrugë për të protestuar kundër këtij regjimi.




Nga ballkoni i banesës së tij, kur prej dhjetorit të vitit të kaluar Berisha po vuan arrestin e shtëpisë tha se ky regjim duhet të përmbyset me çdo forcë.

Berisha ftoi qytetarët shqiptarë që të premten të mblidhen para bashkisë së Tiranës për të protestuar.

“Thirrja ime është: në këmbë, o sot o kurrë sepse kjo që ndodh para syve tanë, kjo që ndodh çdo ditë në këtë vend është turpi i kombit, është turpi i dheut, është turpi i të gjitha turpeve dhe nuk durohet më.

Demokrate dhe demokratë, drejtues të të gjitha niveleve të PD, koha thërret sot më shumë se kurrë të hidhemi në veprim.

Kjo është kohë që përcakton fatin e Shqipërisë, përcakton fatin e çdo shqiptari të ndershëm, përcakton fatin e fëmijëve tanë”, tha Sali Berisha.

Pjese nga fjala e Sali Berishes

Opozitarë, është nderi më i madh moral i një qytetari, por nder është atëherë kur i del zot me të gjithë forcën tënde, kur nuk mposhtesh nga një pushtet kriminel që vjedh popullin tënd, që mashtron popullin tënd, që shkatërron vendin tënd, që shkatërron kombin tënd.
Është koha pra që t’i përgjigjemi thirrjes së brendshme të çdo qytetari të ndershëm.
T’i përgjigjemi siç do i përgjigjej çdo qytetar evropian i civilizuar.
Është koha të përmbysim këtë regjim me të gjithë forcën tonë.
Të dashur miq, opozitarë dhe opozitare, demokratë dhe demokratë, sot është koha e sakrificës.

Vetëm me sakrificat tuaja ndërtohet fitorja.
Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset dinjiteti.
Vetëm me sakrificat tuaja rivendoset shpresa dhe e ardhmja e shqiptarëve.
Ndaj dhe sot është koha e zemërimit tënd, sot është koha e guximit tënd.
A mund të imagjinohet, janë dhënë 130 milionë euro, djegësi nuk ekziston?
A mund të imagjinohet, drejtorët e tij kanë krijuar kompani dhe kanë shndërruar në hotele paratë e taksapaguesve?
A mund të imagjinohet që të qëndrojë ky në pushtet dhe të mos japë dorëheqje një minutë e më parë?
A mund të imagjinohet kjo situatë? Më thoni ju mua?

Çfarë të ardhme meritojmë dhe do kemi ne në qoftë se nuk përdorim fuqinë tonë për t’u treguar vendin këtyre horrave?
Ka ardhur koha për veprime!
Për veprime gjer në fitore.
Ka ardhur koha për zemërim!
Për zemërim gjer në fitore.
Ka ardhur koha për guxim!

Të dashur të rinj dhe të reja, studente dhe studentë, gjimnaziste dhe gjimnazistë.
Ju që keni shpirtin më të pastër në shoqërinë shqiptare, idealet më fisnike: ngrihuni në këtë lëvizje pa kthim, në këtë betejë pa kthim, në këtë mosbindje civile sepse e ardhmja për këtë komb është një greminë e frikshme.

Dua t’u drejtohem të gjithë atyre forcave politike që e shpallin veten opozitare, dilni nga studiot, kapni sheshet, rrugët. Opozitar sot është vetëm ai që pranon të përballet dhëmb për dhëmb me këtë armik të egër.

Provojeni veten, bashkohuni të gjithë se të keqe të tillë Shqipëria nuk ka parë në histori.
Qytetarë dhe qytetare, merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është shndërruar në Olta Xhaçkë.

Se parlamenti është shndërruar në Edi Ramë dhe Linda Nikolla.
Merrni në dorë Kushtetutën se Kushtetuta është ligji themelor i një shteti demokratik.
Mos pranoni që kriminelë të shkelmojnë mbi Kushtetutën për të mbrojtur krimet e tyre.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.