BLUETOOTH

Çifti më i ri në showbiz? Dy ish-banorët e BBV bëjnë lëmsh rrjetin, publikojnë foto duke u puthur në…

13:31 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dea Vieri dhe Drini Zeqo,  dy prej ish-banorëve të BBV3, kanë trazuar rrjetin me publikimin e disa fotove me njëri-tjetrin së fundmi.




Edhe pse nuk jetuan asnjë ditë bashkë në shtëpinë e famshme, ata janë njohur jashtë dhe duket se kanë krijuar një miqësi shumë të fortë. Fillimisht ishte një foto e të dyve me Ledjonën e tani dy foto të tyre bashkë, shumë të afërt, që kanë nxitur aludime.

“Shikoni foton tjetër për të parë lumturinë”, shkruan Dea krahas dy fotove me Drinin, i cili në foton e dytë e ka përqafuar dhe shfaqet duke e puthur në faqe.

Mes shumë komenteve, ka bërë përshtypje ai i njërit prej opinionistëve të “Fan Club”, Ronaldo Sharkës, i cili komenton: “Urime! U plakshi bashkë dhe me ndonjë bebush, i lumtur për ju!”

Përgjigjja e Deas nuk ka vonuar, e cila e bën të qartë se janë thjesht miq.

Nuk e dimë nëse nga kjo miqësi është duke lindur diçka më shumë, por duhet të themi se Dea dhe Drini duken shumë të lumtur në shoqërinë e njëri-tjetrit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.