Kosova

Krim i rëndë në Kosovë! Bashkëshorti vret gruan në banesë, arrestohet nga policia

09:47 - 16.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krim i rëndë ka ndodhur në Pejë, ku dyshohet se bashkëshorti ka vrarë gruan e tij në banesë.




Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, ndërsa autori i dyshuar i krimit është arrestuar nga policia.

Ai raportohet se ka qëlluar për vdekje bashkëshorten me armë zjarri.

“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.