LAJMI I FUNDIT

Tifozët e Barcelonës, gjuajnë me gurë autobusin e skuadrës së tyre

20:35 - 16.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tifozët e Barcelonës kishin pushtuar prej orësh rrugët që çonin drejt stadiumit drejt stadiumit “Lluís Companys” ku luhej ndeshja e Ligës së Kampioneve mes skuadrës së tyre dhe PSG-së. Ata dëshironin që të krijonin një atmosferë sa më të zjarrtë para ndeshjes, duke ndezur fishekzjarrë për të dhuruar një pamje spektakolare.




Në këtë mënyrë ata pritën edhe autobusët e dy skuadrave të cilët mbërritën në stadium, por ku bënë një gafë shumë të madhe.

Meqë tymi i fishekzjarrëve nuk lejonte shikueshmëri të mirë, kur tifozët panë një autobus të afrohej, nisën sharjet kundër PSG-së dhe gjuajtën me flakadanë dhe gurë automjetin.

Por më pas ata kuptuan se në fakt po gjuanin autobusin e skuadrës së tyre, i cili po kalonte në ato momente dhe në vend të motivimit për lojtarët, me shumë siguri kishin trembur disa prej tyre me këtë sulm.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.