Kryesore

Akademia e Futbollit të Manchester City në Durrës, Rama: Do të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend!

11:53 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit të kampusit sportiv të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës, është shprehur se aty do të mblidhet ajka e talentit që ka vendi ynë.




Kreu i qeverisë theksoi se kampusi do të jetë i një ekselence arkitektonike dhe funksionale.

Gjithashtu, Rama tregoi se kanë nisur diskutimet për të sjellë akademinë e tenisit “Rafael Nadal” që do ti bashkëngjitet kampusit të Manchester.

Edi Rama: Më vjen mirë që arritëm jo vetëm të kemi një kontratrë për ta ndërtuar këtu këtë akademi por të kemi edhe një ekskluzivitet për të gjithë rajonin e Ballkanit, me kusht të kontratës që në rast se në të ardhmen do të hapet një stacion tjetër i Manchester City, Bashkia e Durrësit do të jetë partnere edhe atje.

Federata të promovojë këtë projekt dhe të ndihmojë me të gjitha klubet e futbollit në Shqipëri por edhe me klubet e futbollit në rajon për të kthyer sytë e trokitur në derën e kësaj akademia ku duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend, që në moshë të vogël në këtë sport që është më popullori në botë.

Kemi marrë një projekt pa lekë, është kulmi, dhe Marko me shumë kënaqësi në fakt, të paktën kështu u duke në telefon se fytyrën nuk ia thashë tha “relago”. Të marrësh dhuratë nga Marko nuk është e lehtë.

Do të kemi në kampus të një ekselence arkitektonike dhe funksionale të sporvuar jo thjesht tek stadiumi ynë kombëtar, që është një ndër stadiumet më të bukur të Evropës, pavarësisht se i vogël në kapacitet.

“Kemi hyrë në diskutime për të sjellë pranë Akademisë së Manchester City, akademinë e tenisi “Rafael Nadal” që do ti bashkëngjitet kampusit të Manchester me gardh të ndarë, si një destinacion sporti. E gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë atraktive. Shpresoj që do të kemi sukses me akademinë e tenisit për ta sjellë në Durrës dhe për të vazhduar me të tjera


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.