Kryesore

KLP dënoi akuzat e Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, reagon ambasada e SHBA: Jemi krah profesionistëve të drejtësisë

08:44 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar në lidhje me deklaratën e djeshme të KLP, ku ka dënuar sulmet e kreut të Partisë së Lirisë, Iliri Meta ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.




Në një reagim në rrjetet sociale, ambasada e SHBA-së shprehet se do të qëndrojë në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i KLP

Pas akuzave të Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, KLP bëri thirrje që të mos cënohet puna profesionale e prokurorëve të SPAK, ndërsa theksoi se dënon çdo gjuhë urrejtje.

KLP thote se “çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta”.

Keshilli thote se mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.