BOTA

Digjet “kështjella e Harry Potter”/ Rusët bombardojnë Odesan, katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

22:30 - 29.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushtria ruse nisi një sulm me raketa në qytetin e Odesas, ku si pasojë katër persona humbën jetën dhe dhjetëra mbetën të plagosur në zjarrin që shpërtheu në kampusin e studentëve të akademisë juridike të Universitetit të Odesas.




Deer Keeper, shef i administratës ushtarake në rajonin e Odesas ka njoftuar në Telegram se ka ndodhur sulmi raketor rus.

Detaje për sulmin ka dhënë edhe i pari i qytetit ukrainas Hennadii Trukhanov, i cili tha se në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë.

Nga ky sulm janë shkaktuar dëme në objekte si dhe në infrastrukturën civile. Në video të ndryshme shihet sesi kështjella e “Harry Potter” digjet.

Në anën tjetër, nuk dihet nëse ky sulm ka përfunduar apo akoma është duke vazhduar në këtë qytet, i cili nga fillimi i luftës ishte cak i rusëve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.