Kryesore

Akuzat e Ilir Metës për nepotizëm dhe tradhtarë në parti, reagon Kryemadhi: Shërbimi më i mirë që mund t’i bëjë Ramës

13:01 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pas akuzave të Ilir Metës se partia e drejtuar prej saj, LSI, ishte mbushur me lidhje nepotike dhe me tradhtarë.




Kryemadhi ka folur sot për “protagonizëm bosh”, duke nënkuptuar me gjasa deklaratat e Ilir Metës, ndërkohë që ka theksuar se këto qëndrime po heqin fokusin nga denoncimet që ajo ka bërë për inceneratorët.

“Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, shkruan ajo më tej.

“Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.

Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.

Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.

Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, ka thënë Kryemadhi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.