LAJMI I FUNDIT

Mbape është golashënues monstruoz, arrin Shevçenkon dhe Ibran në Champions që 25-vjeçar

18:38 - 17.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kilian Mbape ka dalë shumë i lumtur nga stadiumi mbrëmë, pasi edhe në një ndeshje ku u duk në hije, ai ishte vendimtar me dy golat që shënoi përballë Barcelonës, duke kaluar PSG-në në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Për sulmuesin francez, dygolëshi ishte shumë i rëndësishëm, pasi që tani mund ta cilësojnë veten mes legjendave të Ligës së Kampioneve.




Mbape arriti mbrëmë kuotnë e 48 golave të shënuar në këtë turne, një shifër jashtëzakonisht e lartë duke llogaritur se është vetëm 25-vjeçar. Ai tashmë është golashënuesi i 10 më i mirë në historinë e turneut, duke iu bashkuar në këtë kupoë golash dy emrave shumë të njohur si Zlatan Ibrahimoviç dhe Andri Shevçenko. Suedezi e mbylli me këtë shifër pas 124 ndeshjesh të luajtura, ndërsa ukrainasi luajti 100 të tilla në turneun elitar. Për Mbape, ajo e mbrëmshmja ishte vetëm e 71-ta në Ligën e Kampioneve.

Tani objektivi i tij i radhës është një legjendë e klubit ku mendohet se do të transferohet në verë, Alfredo DI Stefano, ai mban vendin e 9-të në renditjen e të gjitha kohëve në Ligën e Kampioneve me vetëm 1 gol më shumë se sa ka aktualisht Mbape. Më pas lista vazhdon me Tierri Henri (50), Tomas Myler (54), Rud Van Nistelroi (56), Raul (71), Karim Benzema (90), Robert Levandovski (94), Lionel Mesi 129) dhe Kristiano Ronaldo (140).

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.