Kryesore

“Do të kandidoj për President!”- Ilir Meta zbulon strukturën e PL pas Konventës së 27 prillit: Do godasim nepotizmin në parti

10:55 - 17.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, ka zbuluar strukturën që PL pritet të mbajë pas Konventës së 27 prillit.




Meta deklaroi se  organizimin e ri të kësaj force politike, do s’do të ketë më kryetar, por do të drejtohet nga një president.

Kreu i PL-së tha se ai do të kandidojë në Konventën e Partisë së Lirisë për t’u zgjedhur si President, ndërsa shtoi se ka edhe një zv.presidentete dhe ajo do të jetë Erisa Xhixho.

Ndërkohë, për postin e Sekretarit të Përgjithshëm, Meta ka propozuar Tedi Blushin.

“Vijon puna për ndryshimet në Statut që do të sjellin një Partis të re Lirie që do të jetë e aftë t’i përgjigjet një regjimi mafioz dhe të frymëzojë shqiptarët në luftën për liri. Do të godasim nepotizmin në parti sepse ka qenë një shqetësim dhe problem i madh.

Do ti japim goditje krahinalizmit dhe do jemi partia më demokratike në Shqipëri, më e organizuara dhe më e fuqishme sa i takon ekzekutimit. PL në vlerësimin tim nuk mund të vijojë me lidership kakofonik. Do të ketë kryesi ekzekutive dhe kryesi politike. Nuk do të ketë kryetar por president, dhe padyshim që unë do të kandidoj. Partia do të ketë 1 president, unë jam kandidat dhe kushdo tjetër mund të jetë kandidat.  Do të ketë vetëm një zv president, kandidatja e vetme është Erisa Xhixho”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.