Kryesore

Interi kampion në Seria A/ Kristjan Asllani: Titulli në derbi vlen më shumë, kam bërë zgjedhjen e duhur në karrierë

09:49 - 23.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kopertinën e albumit të një sezoni rekordesh e meriton edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani, që u thirr në detyrë në momentet më të vështira të sezonit për të zëvendësuar monstrën Çalhanoglu, të skualifikuar apo të dëmtuar.




Shqiptari ka treguar personalitet dhe asnjë frikë për të bërë rolin e “mësuesit” të tij. Nga një objekt misterioz, në një organizator guximtar. Goli kundër Xhenoas ishte sinjali i një maturie të fituar pas shumë e shumë ditësh stërvitje në krah të idhullit të tij.

“Çalha më ka marrë afër dhe më ka folur shpesh herë në ndeshje. Kur ai nuk ishte, më shkruante. Jam duke mësuar shumë prej tij. Është një lojtar me eksperiencë dhe dua që të vazhdoj të mësoj prej tij”, ka thënë dikur Asllani.

Por nuk janë vetëm Fratezi dhe Asllani. Edhe Bisek me Sançezin apo Karlos Auguston kanë dhënë kontribut. Gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar ekipin dhe për ta nxjerrë nga situata të sikletshme. Shqiptari foli për “Inter TV”, duke treguar emocionet e këtij titulli.

“Jemi të lumtur. E prisnim me padurim dhe e donim shumë. Nuk kam fjalë për ta përshkruar. Është një emocion i madh, sidomos për mua që jam tifoz me Interin. Nuk mund të bëja zgjedhje më të mirë sesa kaq. Është moment shumë i bukur dhe nuk po e kuptoj. Ndoshta në mëngjes do të kthjellohemi për atë që kemi bërë. E donim patjetër ta fitonim në derbi këtë titull dhe ia dolëm. Jam shumë i lumtur sepse është titull historik”, ka thënë Asllani.

LINJAT E DYTA- Kurrë asnjë fjalë të pahijshme që mund të prishte dhomat e zhveshjes. Të gjithë ulën kokën dhe pritën momentin e tyre për të bërë më të mirën. Kristjan Asllani me shokë edhe pse nuk kanë qenë protagonistë absolutë në këtë titull kampion, sigurisht që kanë dhënë edhe ata kontribut, madje shumë të çmuar.

 

Por pse trajneri Inzagi nuk i jep më shumë minuta Asllanit, i cili është rritur shumë në krahasim me të shkuarën? Pse Fratezi nuk është titullar sepse në çdo ekip tjetër do të ishte nga minuta e parë? Këto përgjigje na i ka dhënë hap pas hapi trajneri Inzagi. Nuk ka dashur të bëjë llogari apo të krijojë presione.

Ose më mirë, ka gjetur rrugën e duhur për t’iu përgjigjur atyre që kishin nevojë ta dinin. Ulërimat e Fratezit për golat vendimtarë kundër Veronës dhe Udinezes janë manifestimet e këtij Interi fitues në kampionat. Ai u bë një sulmues i shtuar në këtë skuadër duke qenë vendimtar në shumë ndeshje. Një mesfushor me instikt të jashtëzakonshëm goli.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.