Kryesore

Basha ironizon Bardhin për mandatin e Olta Xhaçkës në Kushtetuese: Po pastaj ku do ta çojë tek “Dajë Ceni”?

11:51 - 24.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha ka dalë kundër Gazment Bardhit, i cili sot do të dorëzojë sërish në Gjykatë Kushtetuese padinë për mandatin e Olta Xhaçkës.




Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se Gjykata Kushtetuese ka folur njëherë për mandatin e Olta Xhackës dhe mbi vendimet e saj nuk mund të jetë askush.

Sipas tij, veprimi i Gazment Bardhit është një akt i papërgjegjshëm politik, pasi Gjykata Kushtetuese do të ketë të njëjtin qëndrim. “Në vend që kjo të thuhet qartë dhe të kërkohen rrugët politike, të përgjigjesh ndaj këtij akti, patinohet kjo, po pastaj ku do ta çosh tek “Dajë Ceni”? Ku do e çosh pastaj?”, tha Basha.

“As nuk kemi ndaluar as nuk kemi lejuar askënd. Është bindja totale e PD se kthimi në GJK është një tjetër lehtësim që i bëhet Edi Ramës në një akt të paprecedent në 34 vite. GJK ka folur, kur GJK flet parlamenti bindet.

Hierarkia në këtë vend fillon nga GJK, askush nuk është mbi GJK përveç gjykatës evropiane të drejtave të njeriut.

Kur GJK flet të gjithë binden. Me aktin e mos votimit të konfliktit të interesit që çon në humbjen e mandatit të Olta Xhackës, Rama ka futur vendin në krizë kushtetuese.

Në vend që kjo të thuhet qartë dhe të kërkohen rrugët politike, të përgjigjesh ndaj këtij akti, patinohet kjo, po pastaj ku do ta çosh tek “Dajë Ceni”? Ku do e çosh pastaj?

Është një akt plaçidimi, qetësimi. Është një akt i papërgjegjshëm politikisht.

Këtu ka dy gjëra, e para është rasti konkret i Olta Xhacka. Akti i dytë eshte precedenti që ka vendosur Edi Rama, për herë të parë në 34 vite, As në kohën më të nxehtë të krizave politike, nuk ka ndodhur që një instancë tjetër ti thotë jo GJK

Është krizë kushtetuese. Nëse kësaj krize kushtetuese nuk do ti ishte paraprirë me një tjetër paralizë kushtetuese sic ishte zhveshja e presidentit nga kompetencat më 2008, ky është shkak që presidenti të shpërndarje parlamentin. Parlamenti ka kryer një krim kushtetuese”, tha Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.