Kryesore

Gara për President i PL, Ilir Metës i del një konkurrent! Kush është ish drejtori i Policisë që synon drejtimin e Partisë së Lirisë

14:19 - 24.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Faik Basha do të jetë rivali i Ilir Metës për te drejtuar Partinë e Lirisë. Me anë të një postimi në Facebook, ish drejtori i policisë së Kamzës ka shpallur kandidaturën.




Basha thotë se nuk ka qenë i përfshirë në asnjë̈ lloj skandali, ndaj thotë se kërkon që të gjithë formimin, profesionalizmin ta ushtrojë në të mirë të vendit.

Vendimi qe ai ka marre thote se eshte i drejtë dhe në kohën e duhur, për t’u sigurar shqiptarëve se nuk do të qëndrojnë më në mëshirë të fatit.

“Unë besoj tek Partia e Lirisë, pasi kjo forcë politike është angazhuar ndër vite dhe vijon të investojë tek rinia, që janë e ardhmja e vendit tonë dhe intelektualët e ndershëm, të cilët do të rimëkëmbin vendin!

Shqipëria është në kolaps dhe është i domosdoshëm largimi i menjëhershëm i kësaj qeverie, që për vite mbushën xhepat e tyre dhe zbrazën sofrat e shqiptarëve. Shqipërisë i duhet një frymë e re, ajo e Partisë së Lirisë, për t’i dhënë pushtetin e merituar sovranit, popullit. Shqiptarët kanë në dorë gjithçka dhe njohin fuqinë e votës së tyre”, thote Basha.

Postimi i plote

Të nderuar kolegë, Delegate të Partisë së Lirisë dhe miq të mij!

Kam vendosur të kandidoj për President të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27.04.2024

Unë, Faik Nezir Basha, lindur më 03.06.1985, në Tiranë, mbaj aktualisht funksionet si Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe Kryetar i Partisë së Lirisë në bashkinë e Kamzës.

Në karrierën time profesionale kam kryer një sërë detyrash shumë të rëndësishme, të cilat i kam përmbushur me sukses në shërbim të ATDHEUT.

Kam përfunduar studimet e larta në vitin 2009, pranë Universitetit Ushtarak “Skenderbej”. Për 6 vite (2009-2015) kam kryer detyra të ndryshme në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, duke mbajtur disa detyra të larta si Specialist i Mjeteve të Transportit, Tankeve dhe TRBL, Shef i Zyrës së Informacionit në Brigadën Logjistike dhe Komandant i Kompanisë së Ruajtjes dhe Sigurisë në Batalionin e Xhenios.

Në vitet 2015-2019, kam realizuar detyra të ndryshme pranë Ministrisë së Drejtesisë, konkretisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Specialist Informacioni, Shef i Regjimit të Brendshëm dhe të Jashtëm në IEVP, Specialist Policie dhe Shef Policie në IEVP Peqin.

Gjithashtu kam përfunduar me sukses kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit ( kurse sigurie, kurse prefesionale, anti-terrorrizëm etj.).

Në vitin 2019, u emërova në krye të Policisë Bashkiake Kamëz, ku puna ime pati rezultate të dukshme, veçanërisht gjatë periudhës pandemike.

Me vullnet të lirë, në vitin 2020 vendosa t’i bashkohem familjes së madhe të “Lëvizjes Socialiste për Integrim”, sot Partia e Lirisë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kandidova për deputet në Qarkun e Tiranës dhe në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të mbajtura më 14 Maj 2023, u zgjodha këshilltar i Partisë së Lirisë, në Këshillin Bashkiak Kamëz.

I gjithë formimi im, shtuar këtu edhe eksperiencat e larmishme profesionale, më kanë sjellë kontakte të afërta me njerëz të thjeshtë dhe të rëndësishëm të fushës së politikës, medias, biznesit etj.

I pa përfshirë në asnjë lloj skandali, kërkoj që të gjithë formimin, profesionalizmin, besimin, kapacitetin, imazhin, dhe vullnetin tim, t’a ushtroj në të mirë të vendit tim.

Pavarsisht ofertave të ndryshme, për asnjë arsye nuk e braktisa detyrën dhe ATDHEUN, duke qëndruar stoik edhe përballë çdokujt dhe çdo gjëje që kërcënon sovranitetin e popullit shqiptar.

Arsyet se përse vendosa t’i bashkohem familjes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirise ishin KEQQEVERISJA, KRIMI DHE KORRUPSIONI MADHOR, që ka kapluar vendin tonë nën një regjim mafioz.

Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e thjeshtë, tashmë dëshiroj të bëhem zëri i padëgjuar i tyre dhe të jem një nga njerëzit që do të kontribuojë në avancimin e Shqipërisë, si të gjitha vendet europiane apo edhe vendet e rajonit.

Mendoj se është një vendim i drejtë dhe në kohën e duhur, për t’u sigurar shqiptarëve se nuk do të qëndrojnë më në mëshirë të fatit.

Unë besoj tek Partia e Lirisë, pasi kjo forcë politike është angazhuar ndër vite dhe vijon të investojë tek rinia, që janë e ardhmja e vendit tonë dhe intelektualët e ndershëm, të cilët do të rimëkëmbin vendin!

Shqipëria është në kolaps dhe është i domosdoshëm largimi i menjëhershëm i kësaj qeverie, që për vite mbushën xhepat e tyre dhe zbrazën sofrat e shqiptarëve. Shqipërisë i duhet një frymë e re, ajo e Partisë së Lirisë, për t’i dhënë pushtetin e merituar sovranit, popullit. Shqiptarët kanë në dorë gjithçka dhe njohin fuqinë e votës së tyre.

Për gjithë arsyet e sipërcituara, shpreh dëshirën të kandidoj për President të Partisë së Lirisë, në Konventën Kombëtare të datës 27/04/2024

Me respekt,

Faik BASHA


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.