LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Mirlind Daku kthehet te goli në Rusi, sulmuesi i Kombëtares shënon ndaj kryesuesve të kampionatit

21:42 - 24.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mirlind Daku është kthyer sot përsëri te goli në kampionatin rus, teksa ka ndihmuar Rubin Kazan të merrte një rezultat të rëndësishëm në transfertë përballë Zenitit që kryeson renditjen.




Goli i 6 i këtij sezoni për sulmuesin e Kombëtares shqiptare erdhi në pjesën e dytë të ndeshjes, kur ai mori në pasim të saktë në zonë dhe pasi kontrolloi topin, lëshoi një gjuajtje shumë të saktë drejt portës kundërshtare për të tundur rrjetën për avantazhin 1-0.

Daku ka qenë protagonist në 10 gola deri tani në kampionatin rus, teksa përveç 6 golave, ka dhënë edhe 4 asiste në ndeshjet e skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.