Kryesore

Spartak Çela kërcënoi me armë zjarri punonjësit e Task Forcës, Balla: Armëmbajtja pa leje mbetet për një prej sfidave kryesore

16:50 - 26.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka komentuar sot një ngjarje të pazakontë që ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Buzaishtë të Pogradecit, ku shtetasi Spartak Çela ka kërcënuar me armë zjarri punonjësit e Task Forcës.




Në një prononcim për mediat nga Korça, Balla është shprehur se armëmbajtja pa leje mbetet për një prej sfidave kryesore të policisë.

Ministri u shpreh se jemi një vend që kemi trashëguar një përhapje shumë të madhe të armëve pas 97-tës.

Ai deklaroi më tej se referuar ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur në Korçë vitin e kaluar, armët me të cilat janë kryer ngjarjet kriminale janë armë prodhim shqiptar i tipit kallashnikov të mbetura nga ajo kohë.

Balla: Armëmbajtja pa leje mbetet për ne një prej sfidave kryesore dhe në fakt operacioni kombëtar “Sundimi i ligjit” ka patur gjithmonë objekt kryesor luftën kundër fenomenit të armëmbajtjes pa leje. Nuk duhet të harrojmë që jemi një vend që kemi trashëguar një përhapje shumë të madhe të armëve në vend pas 97-tës.

Edhe pse vit pas viti është bërë një punë e mirë kundër këtij fenomeni, po ti referohemi ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur edhe në Korçë vitin e kaluar, armët me të cilat janë kryer ngjarjet kriminale janë armë prodhim shqiptar i tipit kallashnikov të mbetura nga ajo kohë.

Mos harrojmë që ka dhe korridore të tjera që sjellin armë të tjera që përdoren kryesisht për ngjarje të ndryshme kriminale. Në këtë aspekt DVP Korçë e di mirë që performanca e tyre do të varet edhe nga suksesi i këtij operacioni ndërkombëtar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.