Kryesore

“Akt i shëmtuar prej burracakësh”- Ministri i Drejtësisë dënon sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës: Organet kompetente të zbardhin sa më parë ngjarjen

14:50 - 28.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e konsideron si një akt të shëmtuar sulmin me tritol në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.




Në një reagim në rrjetet sociale, Manja thotë se “ky është një akt i shëmtuar prej burracakësh”, ndërsa kërkon nga organet kompetente zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje.

“Me Tonin Sterkajn më ka njohur puna si drejtues i Prokurorisë Shkodër, gjatë viteve 2002-2007 dhe miqësinë tonë të atyre kohëve të vështira e kemi pasurinë tonë më të madhe. Si mik dhe si koleg, sot, i kam shprehur Toninit dhe familjes së tij gjithë mbështetjen time!

Si Ministër i Drejtësisë, kërkoj nga organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë akt të shëmtuar prej burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë, por që nuk do ia arrijnë dot, aq më tepër me Tonin Sterkajn, gjyqtarin më të vjetër e më me përvojë që ka sistemi i drejtësisë sot në juridiksionin e shkallës së parë!

Sot jam në krah të Toninit dhe familjes së tij dhe jam i bindur se drejtësia do triumfojë dhe në këtë rast”, shkruan ministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.