Kryesore

“Jam treguar egoiste” – Kryemadhi uron nënën për ditëlindjen: Të kërkoj falje publike për të gjitha dhimbjet

17:21 - 28.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i ka uruar publikisht ditëlindjen nënës së saj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku e penduar i ka kërkuar falje për vështirësitë dhe problemet që sipas saj i ka krijuar.




“Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim”, shkuan Kryemadhi, duke iu referuar thirrjes së të ëmës në SPAK pak kohë më parë.

Mes të tjerash, Kryemadhi shkruan se asnjëherë nuk mundi të mbush boshllëkun që herë pas herë i ka krijuar duke qenë egoiste për familjen e saj.

“Asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar sepse kur bëhesh nënë kupton se çfarë institucioni përfaqëson Ajo”, shkruan deputetja.

Reagimi i plotë

Këtë foto Mami e ke shkrepur me 9 Prill 1974 dhe më pas ti ke vajtur në martenitet për të më sjellë në jetë mua. Me lindjen time kalove javë të tëra vështirësish në rrezik për jeten. Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim, je unike mami jam krenare për ty sepse forca jote, toleranca jote gjithmonë ka qënë pranë meje edhe pse unë bëhesha e pavëmendshme ndaj asaj që ti më ofroje, si shumë fëmijë.

Ti sot ke ditëlindjen dhe unë mund shkruaj fjalë pa fund për ty, por asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar sepse kur bëhesh nënë kupton se çfarë institucioni përfaqëson Ajo.

Të dua mami me ate çfarë përfaqëson në jeten time. ❤️


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.