LAJMI I FUNDIT

Bëri sherr me trajnerin Klop, Salah merr vendimin dhe ia komunikon klubit

15:34 - 29.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi egjiptian Mohamed Salah i ka komunikuar klubit të Liverpulitl se nuk do të largohet këtë verë. Sipas “The Athletic”, 31-vjeçari ka vendosur të respektojë kontratën që e lidh me “reds”, duke qëndruar në “Anfield” edhe sezonin e ardhshëm.




Kjo do të thotë se Salah mund të ikë me koston zero në verën e vitit 2025. Për lojtarin janë interesuar mjaft ekipet arabe. Madje verën e kaluar dhe në janar ofertat për të dhe Liverpul ishin marramendëse, por nuk ndodhi asgjë. E ardhmja e Salah është kthyer sërish temë dite, sidomos pas përplasjes së tij me trajnerin Jurgen Klop, gjatë barazimit 2-2 me Uest Ham.

Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, pritet të jetë drejtuesi i ri dhe të marrë disa vendime të mëdha, përfshi edhe të ardhmen e Salah. Egjiptiani luan në “Anfield” prej vitit 2017 dhe në 346 ndeshje zyrtare ka realizuar 210 gola, duke qenë një nga idhujt e tifozëve.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.