LAJMI I FUNDIT

Dy miqësoret e qershorit të Kombëtares, mësohet stadiumi dhe oraret e ndeshjeve

16:30 - 29.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kombëtarja shqiptare në fillim të qershorit, para startit të Euro 2024, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, kundër Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit. Ndërkohë, janë zbuluar stadiumet dhe oraret e dy miqësoreve.




Më 3 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Haladas SportKomplexum”, në Hungari, kuqezinjtë do të keni testin me Lihtenshtejnin, ndërsa katër ditë më vonë, pra më 7 qershor, në orën 19:00, në të njëjtin stadium, Silvinjo do të ketë mundësinë t’i shohë lojtarët e tij në aksion përballë Azerbajxhanit, edhe ky kundërshtar modest krahasuar me skuadrat me të cilat do të përballen kuqezinjtë në Europian.

Stadiumi “Haladas SportKomplexum” ka një kapacitet prej gati 9 mijë vendesh. Pritet që të gjitha biletat të jenë të shitura për këto miqësore, duke parë interesimin e madh të tifozërisë kuqezi.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.