Kryesore

Investigimi i RAI3 / Spiropali i përgjigjet Bardhit: Shejtan budallenj të paketuar edhe në italisht! Hodhën një gur në ajër dhe të gjithë…

17:47 - 29.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur Gazment Bardhit në lidhje me akuzat që ai hodhi ndaj qeverisë, pas investigimit të RAI3.




Në fjalën e saj, Spiropali tha se “balta e Tiranës u paketua edhe në italisht”, ndërsa theksoi se “Shqipërinë po e djegin për hir dhe llogari të pleshtave që hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere”.

Spiropali: Hataja ndodhi edhe njëherë. Hodhën një gur në ajër dhe të gjithë o burra të ndjekim gurin. Ky diktatori i Tiranës që ka  blerë 9 fitore elektorale dhe që do fitojë edhe tjetrën, mund ti ketë çuar RAI-t nja 70 mln euro, nga ato që i kanë tepruar pasi bleu Melonin. Me sa dhe si, ky është hesapi i tyre. Përtej tij ka një llogari morale dhe faturë dinjiteti që duhet paguar prej këtyre që nuk i ndahet dora nga guri si shpirti nga vesi. Pasi shpikën, sajuan, prenë dhe qepën, cfarë mendojnë dhe dëgjojnë se shpik makthi i tyre më i madh, dëgjuan në italisht një pjesë të përçarjeve të tyre dhe tani kërkojnë hesap se çfarë kanë thënë në këtë përçartje. Me atë teknologjinë e djegies së Shqipërisë për hir dhe llogari të pleshtave që hidhen nga paralelja në paralele dhe bërtasin nga penxherja në penxhere. Nuk ka rëndësi përbaltja e vendit, por shpresa nga ajo pak baltë e Tiranës të tregtohet nga shejtan budallenjtë e paketuar edhe në italisht. Goxha hesap të dëshpëruarish.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.