AKTUALITET

“Keni frikë nga Rama?” – Drejtori i ‘Report’ në Rai3 zbulon asyet pse nuk u transmetua emisioni i dytë për Shqipërinë: Po presim…

14:25 - 29.04.24 GSH-al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Report në RAI 3, Sigfrido Ranuçi ka reaguar pas komenteve të shumta se përse nuk u shfaq mbrëmë dokumentari për Shqipërinë. Vetë Ranuçi dhe drejtuesit e RAI-t kishin lajmëruar se do të shfaqej pjesa tjetër e dokumentarit për Shqipërinë.




Por të dielën kjo gjë nuk ndodhi, duke nxitur spekulime të shumta online.

Ranuçi iu përgjigj një komenti për këtë çështje, duke thënë se dokumentari do të transmetohet.

“Do ta transmetojmë. Po presim që të arrijmë një akord për intervistën e Ramës,” shkruan ai.

“Ku është reportazhi për Shqipërinë?! Mbrëmjen e djeshme e gjithë Shqipëria ishte para televizorit për të ndjekur pjesën e dytë të emisionit. Pse nuk e transmetuat?! Po bëni shaka me një popull të tërë, të dëshpëruar për të vërtetën. Qeveria e Edi Ramës ka vjedhur para, prona dhe po thith gjakun e shqiptarëve, tashmë edhe të italianëve. Mos kini turp që ju ka vjedhur paratë një Edi Rama!? 

Apo keni frikë nga Edi Rama? Duhet të jepni një shpjegim. Nuk mund të bëni shaka me një popullatë të tërë. Ne shqiptarët e pamë këtë çështje si një dritë shprese për lirinë tonë nga qeveria e Edi Ramës dhe Edi Ramës. Ju keni zhgënjyer pritshmëritë tona, besimin tonë. Turp të kesh”, i shkruan një komentues.

 Ndërsa Siegfried Ranucci iu përgjigj: “Ne do ta transmetojmë atë. Jemi në pritje të marrëveshjes për një intervistë me Ramën”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.