Kryesore

Komunitetet fetare refuzojnë projektligjin për nënat surrogate: Do t’i paraqesim Parlamentit një relacion

15:25 - 29.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bordi i Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, ka bërë një mbledhje ditën e sotme rreth projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues.
Në diskutimin e bërë ata kanë ngritur shqetësimin e tyre për mos përfshirjen e komunitetit dhe mungesën e realicionit që duhet ta shoqërojë projektligjin në faqen zyrtare.




5 Liderët e komuniteteve fetare në Shqipëri kanë ngritur grupin e punës me përfaqësues nga të gjitha komunitetet fetare me specialistë të tillë si juristë, sociologë, teologë dhe mjekë.

Ndërkaq grupi i punës ka paraqitur para Bordit të Presidencës argumentet e tyre profesionale në lidhje me projektligjin, duke shprehur shqetësimin për efektet negative, që do të ketë në në shëndetin e individit, familjes dhe shoqërisë.

Sipas tyre qëllimi kryesor është nxjerrja e një relacion me argumente shkencore, teologjike dhe profesionale, dokument i cili do t’u dërgohet Komisionit të Ligjeve, Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni institucioneve të tjera vendase dhe të huaja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.