LAJMI I FUNDIT

Nevil Dede pas fitores kundër Vorës: Ky grup meriton komplimenta, jam shumë krenar për skuadrën time

21:03 - 29.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elbasani mori një tjetër fitore, kësaj radhe kundër Vorës me shifrat 2-0. Pas sfidës foli trajneri i verdhebluve, Nevil Dede.




“Pjesa e dytë ishtë në dominimin tonë, djemtë meritojnë komplimenta, po ashtu i meritojnë edhe kundërshtarët. Kanë emra që militojnë në futbollin shqiptar, por jemi më të fortë se kundërshtarët. Javë për javë ne diskutojmë dhe kur e ke një ndeshje në kontroll nuk mund të heqësh vigjilencën në pjesën e dytë dhe të marrësh gol.

Dua të them që ky grup meriton komplimenta, pjesa më e madhe e lojtaraëve që janë titullar nuk ishin projektuar kështu në fillim por tashmë e meritojnë. Futbolli që ne tregojmë, çdo lojtar merr vlerësime. Grupi meriton shumë, unë jam krenar, më kanë mbështetur shumë, edhe në ato pak raste vështirësie. Treguan seriozitet dhe çdo gjë ka folur në një gjuhë dhe komplimentat e mëdha i kanë të gjithë.

Patjetër që mbi klubin nuk del dot askush, përfaqësojmë presidentin e klubit, qytetin, tifozët, përfaqësojmë imazhin e këtyre që thamë”, tha Dede për “MCN TV”.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.