Kronikë

Po ndërtonin pa leje buzë plazhit të Spillesë, arrestohen katër persona. Shpallet në kërkim pronari

14:03 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi është konstatuar nga policia se po ndërtonin pa leje një “beach bar” buzë plazhit të Spillesë.




Sipas policisë, në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D. 51 vjeç.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim sipërmarrësi i punimeve, shtetasi me iniciale P. V., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 1 rast të kësaj paligjshmërie, në Spille.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan shtetasit F. Gj., 51 vjeç, F. Gj., 56 vjeç, L. D., 50 vjeç dhe Xh. D. 51 vjeç, të katërt banues në Lushnjë, pasi u kapën në flagrancë duke ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një beach bar, në bregdetin e Spilles, për qëllime përfitimi.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e sipërmarrësit të punimeve, shtetasit P. V., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.