LAJMI I FUNDIT

U mposhtën në minutat e fundit në derbin ndaj Partizanit, reagon Tirana: Ne nuk e humbim kurrë dinjitetin!

07:26 - 29.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tirana regjistroi një humbje të hidhur në minutat e fundit në derbin ndaj Partizanit duke u mposhtur me shifrat 1-2.




Një humbje që dhemb dyfish, pasi së pari mposhtën nga rivali i përjetshëm i tyre dhe së dyti i lë bardheblutë momentalisht janë jashtë “Final – Four”. 

Menjëherë pas derbit, klubi bardheblu ka reaguar në rrjetet sociale, ndërsa thekson se nuk kanë ndërmend të dorëzohen. 

“Ne nuk e humbim KURRË DINJITETIN tonë!”, kanë shkruar bardheblutë.   

Vlen të theksohet fakti se pas kësaj humbje ndaj Partizanit, Tirana zbret në vendin e 6-të me 46 pikë, 1 më pak se Skënderbeu dhe Dinamo. 

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.