BLUETOOTH

Postimet në instagram ngrejnë dyshimet/ Një romancë e re mes Capital T dhe…

17:57 - 30.04.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kohëve të fundit po përflitet se këngëtari Capital T është në një lidhje romantike me modelen e njohur nga Kosova, Gresa Hoti.




Në llogaritë e tyre të instagramit dyshja ka postuar foto nga i njëjti vend , por jo sëbashku.

Fotot e bëra nga pushimet e tyre në Singapor janë të njëjta në një pishinë me një pamje fantastike nga ku duket qyteti në mbrëmje, gjë që i ka bërë ndjekësit të dyshojnë.
Ndryshimi i vetëm është që Capital T e ka postuar foton në datë 14 prill, ndërsa Gresa më datë 24 prill. Nuk mund të themi nëse kjo lëvizje e tyre është e qëllimshme në mënyrë që të ngrejnë aludimet edhe më shumë tek ndjekësit, apo vërtetë ata kanë kaluar pushimet bashkë. Në postimin e bërë nga modelja nuk kishte asnjë shkrim modelja ndërsa , këngëtari shkruan: Duke shijuar një kohë të mirë.
Le të përmendim faktin se ata e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale. Bukuroshja, e cila momentalisht ndodhet në Bali, ka zgjedhur të postojë edhe momente të tjera nga Singapori.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.