AKTUALITET

“S’ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar”- Arsimtarët në protestë për 1 Majin, marshojnë drejt Ministrisë

09:13 - 01.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sindikata e Pavarur e Arsimit, ka zgjedhur që në ditën e punonjësve për 1 Majin, të dalin në protestë për të parashtruar faqet dhe pakënaqësitë e mësuesve, duke kërkuar pagë më të lartë dhe më të mira pune.




Ata kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, teksa ka një pankartë në të cilën shkruan “S’ka arsimor pa mësues të mirëpaguar”, Shpërblim në fund të vitit për mësuesit”.

Një nga përfaqësuesit e sindikatës u shpreh se qeveria duhet të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Ai u shpreh se për arsimin duhet të një buxhet prej 5% të GDP, teksa shtoi se nëse nuk ka paga dinjitoze profesioni i mësuesit nuk do të jetë i kërkuar nga të rinjtë.

“Kërkesa jonë kryesore është që qeveria të marrë masa urgjente për të përmirësuar gjendjen e arsimit në Shqipëri. Ne, Sindikatat e Arsimit kemi kërkuar në të gjitha takimet qe kemi bërë që pa një buxhet 5 % të GDP për arsimin, nuk mund të ketë arsim cilësor në Shqipëri pa mësues të mirëpaguar.

Nëse nuk ka paga dinjitoze atëherë profesioni i mësuesit nuk do të jetë profesion i kërkuar nga të rinjtë. Ata që shkojnë në degën e mësuesisë janë ata me nota më të ulta”, tha përfaqësuesi i sindikatës.

1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve. Pothuajse në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.

Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.