AKTUALITET

Brenda 1 viti 30 raste sulmesh ndaj mediave dhe punonjësve të saj! Gazetarët protestë para Kuvendit: Intimidohemi me mesazhe personale nga të zgjedhurit

09:56 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetarë të terrenit janë mbledhur sot para hyrjes së Kuvendit, ku po protestojnë për të drejtat e tyre.




Me pankarta në duar, me mesazhe ku tregojnë rreth 30 raste të sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave të ndryshme, gazetarët që përcjellin çdo ditë lajmin e fundit, të vërtetën te publiku, punonjësit e medias kanë protestuar sot, një ditë para 3 majit, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit.

Në një prononcim për News24, gazetari Isa Myzyraj u shpreh se është e paimagjinueshme të intimidohen nga politika.

“Gazetaria në Shqipëri është e mbushur me problematika, që nisin nga redaksia deri te përballja me politikën dhe institucionet. Gazetarëve u është dërguar mesazhe personale nga persona të zgjedhur. Është e pamiagjinueshme që një i zgjedhur të shkruajë një mesazh personal dhe të intimidohemi. Dita e sotme duhet të jetë alarm”, tha Myzyraj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.