Kronikë

Burri i ministres Delina Ibrahimaj plagosi me gozhdë vartësin e saj/ A e mbajti policia të fshehtë sherrin? Vocaj: S’është ngjarje sensitive! Autori s’u kap menjëherë

09:29 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen ku u përfshi burri i ministres Delina Ibrahimaj, i cili ka plagosur me gozhdë vartësin e bashkëshortes së tij, drejtorin e  ATK-së, Eri Koshaj.




Lidhur me këtë konflikt, Vocaj u shpreh se kjo ngjarje sipas tij, nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp, ndërsa shtoi se Prokuroria po heton këtë çështje.

“Lidhur me këtë ngjarje, ngjarja është e vitit të kaluar. Lidhur me këtë ngjarje strukturat e hetimit të komisariatit nr.1. kanë kryer procedurat. Materialet janë çuar në prokurori, për veprën penale goditje për shkak të detyrës. Është e vërtetë fakti se nuk është bërë e mundur që të kapte menjëherë autori i kësaj ngjarje. Lidhur me pyetjen tuaj se policia ka pasur një mungesë transparence, kjo ngjarje nuk futet te ngjarjet sensitive për të cilat policia jep njoftime për shtyp. Të gjitha materialet janë referuar në prokurori, dhe është prokuroria që po heton këtë çështje.”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.