Kryesore

EMRI/ U njoftua nga Balla në Kuvend, ja kush është shqiptari i dënuar për vrasje që do të ekstradohet nga Italia

13:53 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, njoftoi arrestimin e dy personave të botës së krimit, në Spanjë dhe Itali, ku mësohet se njëri prej tyre është Shkëlqim Cakoni, 46 vjeç.




Sipas News24, Cakoni akuzohet për vrasje në Shqipëri, gjithashtu rezulton i dënuar me 25 vjet burg në vitin 2015 në Itali, pasi në 17 shkurt 2011 në Itali ka vrarë me armë zjarri shtetasin italian Vincenzo Cardito, 42 vjeç.

Ai është arrestuar në 22 shkurt 2011 në Portin e Ankonas në tentativë për t’u larguar me dokumente false. Prej asaj dite ndodhet në burg. Në Shqipëri kërkohet si i dënuar me 18 vite burg në vitin 2005 për një vrasje të kryer në vitin 2002.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.