Kryesore

Konflikti me thikë mes punonjësve në zjarrfikësen e Kavajës, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

13:36 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar për ngjarjen në Zjarrfikësen e Kavajës, ku një zjarrfikës goditi me thikë dy kolegët e tij.




Mësohet se AMP, ka referuar në Prokurori materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, shtatasit me iniciale T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës.”, sqaron AMP.

Siç u raportua më herët, të plagosurit  kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrëfikës të Kavajës, ndërsa zjarrëfiksët e përfshirë në konflikt janë pezulluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.