Kryesore

“Mbylle gojën, gore”- Gazment Bardhi përplaset me Erion Braçen: Na acaron nervat që në mëngjes

10:50 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij në Kuvend është përplasur me deputetin e PS-së, Erion Braçe, pas tensioneve në foltore me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.




Teksa Braçe i tha që t’i kërkonte falje për mënyrën se si iu drejtua Lindita Nikollës, Bardhi iu drejtua me fjalën “gore”, duke i kërkuar që të mbyllë gojën.

“Kërkoj falje unë kur ka reflektim nga kryetarja e Kuvendit, ka edhe nga ana jonë. Po pra po, a ka mundësi ta mbyllësh gojën ti aty tani, gore, aty na acaron nerva që në mëngjes”, i drejtohet Gazment Bardhi.

Kujtojmë se situata në Kuvend u tensionua, pasi Gazment Bardhi është revoltuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit i ka hequr zërin.

Ai është ngritur nga vendi dhe ka bllokuar foltoren. Sakaq, Nikolla e paralajmëroi me masë, se do e përjashtonte nga seanca.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.