Kronikë

Operacion antidrogë në Tiranë, vihen në pranga rreth 25 persona! Ja çfarë është sekuestruar

08:07 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 25 persona janë vendosur në pranga nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni antidrogë në kreyqytet, ndërsa janë shpallur në kërkim 10 të tjerë.




Raportohet se në total janë lëshuar rreth 35 masa arresti, për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Ndërkohë mësohet se janë sekuestruar 4 kg kokainë dhe vlera monetare.

Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës, ndërkohë Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 09:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.