LAJMI I FUNDIT

Përballje shokësh, Manaj sfidon në fundjavë Ikardin

21:00 - 02.05.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sivaspori do të kërkojë të dalë me pikë nga ndeshja me Gallatasarajin, takim ky i kampionatit që do luhet pas pak ditësh në Stamboll. Uygun Bulent, trajneri i Sivasporit ka marrë dje lajmin e mirë, teksa Rei Manaj është rikthyer në stërvitje, pas problemeve të vogla të shfaqura pas ndeshjes së fundmi me Koniasporin e Sokol Cikalleshit.




Bulent e sheh sulmuesin shqiptar si titullar ndaj pretendentëve të Gallatasarajit, me shpresën se ai do mund të bëjë diferencën. Manaj ka realizuar deri më tani 18 gola në kampionat, duke fituar kështu zemrën e tifozëve të Sivasporit.

Në fundjavë, Manaj do të ketë edhe një përballje direkt me Mauro Ikardin, kryesuesin e listës së golashënuesve që ka realizuar deri tani 21 gola, tre më shumë sesa shqiptari. Të dy sulmuesit njihen pasi bashkë kanë luajtur tek Interi në vitet 2015-2016.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.