Kryesore

“Të japë llogari Meloni e mos japë Rama”- Interpelanca nuk u pranua, Bardhi: Sa herë thirret për llogaridhënie kryeministri, ju refuzoni

10:38 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me ankesat e deputetëve të opozitës për mungesën e njoftimit në lidhje me pranimin ose jo të interpelancave të thirrur nga opozita.




Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi, ka deklaruar se është bërë rrugë që kërkesat e ardhura nga opozita “futen në sirtar” e nuk njoftohet as seanca për depozitimin e tyre, pasi iu refuzua kërkesa për interpelancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me investigimin e medias italiane RAI3 për Shqipërinë.

“E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari Meloni e mos japë kryeministri Rama…”, u shpreh ai.

Pjesë nga përplasja:

Bardhi: Kërkesat për interpelancë të PD i fusni në sirtar, nga ana tjetër kërkesat për interpelancë me kryeministrit as nuk njoftoni Kuvendin. E keni bërë rrugë. Duhet të ishte interpelancë në rastin me RAI3. Keni detyrimin që nëse keni marrë vendim për të mos pranuar interpelancën, duhet njoftuar.
E kuptoj që keni frikë edhe t’ja përmendni emrin Ramës, por Kuvendi nuk ka frikë ta thërrasë në interpelancë e t’i kërkojë llogari. Të japë llogari Meloni e mos japë Rama… Informoni seancën për mbërritjen e interpelancës.

Nikolla: Ju kam sqaruar në Konferencën e Kryetarëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.