AKTUALITET

U dhunuan për vdekje me sende të forta, dalin pamjet nga banesa ku u gjetën të vdekur çifti i të moshuarve

11:46 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Video e mëposhtme tregonë pamjetnga banesa ku u gjetën të vdekur çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në Dropull.




Trupat e pajetë të viktimave u gjetën nga fqinjët rreth orës 08:00 të mëngjesi të sotëm, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë. Ende nuk dihen detaje se kush qëndron pas krimit makabër.


“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, raportuan uniformat blu


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.