Kryesore

LA LIGA/ Shkëlqen sulmi, Reali hipotekon titullin dhe i jep sinjale Bajernit (VIDEO)

20:42 - 04.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Real Madrid ka fituar me shifrat 3-0 brenda në “Santiago Bernabeu” përballjen kundër Kadizit, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të La Ligas spanjolle.




Edhe pse madrilenët e mbyllën pjesën e parë në baraspeshë të bardhë 0-0, golat i kishin ruajtur për të dytën. Ishte Brahim Diaz ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 51-të, pastaj nuk mund të mungonte i përhershmi Bellingam për të dyfishuar gjithçka 17 minuta më mbrapa më të 68-tën.

Joselu ishte ai që vulosi gjithçka me golin në sekondat e fundit të takimit duke bërë të mundur të “los blancos” ta mbyllin sfidën me shifrat e pastra 3-0.

Me këtë rezultat, Real Madrid shkon në kuotën e 87 pikëve, dhe me një fitore javën e ardhshme mund ta sigurojnë matematikisht titullin kampion për këtë edicion të La Ligas.

REAL MADRID-KADIZ 3-0

GOLI I BRAHIM DIAZ 1-0 (VIDEO)

GOLI I BELLINGAM 2-0 (VIDEO)

GOLI I JOSELU 3-0 (VIDEO)

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.