Kryesore

VIDEO/ Shënon një gol dhe dhuron 5 asiste brenda 33 minutave, Lionel Mesi shkruan një tjetër histori

10:45 - 05.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pesë asiste dhe një gol brenda 33 minutave, ky është rekordi i yllit argjentinas Lionel Mesi gjatë fitores së Inter Majemit (6-2) kundër Nju Jork Red Bulls, në MLS.
Asisti i tij i parë erdhi në minutën e 48’ dhe në të 50-ën ai shënoi golin e tij personal. Më pas argjentinasi dhuroi edhe 4 asiste të tjera perfekte.
Ish-dyshja e FC Barcelonës pati një ditë mahnitëse në fushë, pasi Luis Suarez shënoi tre here, në më pak se 15 minuta, nga e 68-ta në të 81-ën, çdo herë në një shërbim të Mesit.
Kjo performancë statistikore, e padëgjuar në MLS, i lejon argjentinasit të rrisë numrin e golave në 10 dhe asistimet e tij në 12, në tetë ndeshje të luajtura. Falë këtij suksesi, Inter Majemi ruan kryesimin në Konferencën Lindore, me 24 pikë në 12 ndeshje.





PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.