AKTUALITET

Rama reagon ndaj Bardhit për çështjen Xibraka: Ose B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit

19:42 - 08.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas publikimit të shkresave së SPAK nga Bardhi, për kallëzimin e këtij të fundit ndaj Olsi Ramës në SPAK, ka reaguar e Kryeministri Edi Rama, duke u shprehur: “o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!”.




Edi Rama tha se Prokuroria e Posaçme ka mundësinë të ndajë të vërtetën nga shpifja, ashtu si dhe viktimën nga fajtori.

Reagimi i Kryeministrit:
Llafet i merr era, ndërsa drejtësia vepron vetëm me ligje e me prova, prandaj tani pas llafeve të mëdha edhe një detaj i vogël mungon dhe pastaj jemi krejt në rregull!
Pra mungon konfirmimi në dëshminë ligjore para SPAK-ut nga vetë B-ja i vogël me gojën e madhe, se kur ka shkruar “Informacion” në fakt kallzuesi i rremë nuk ka dashur t’ia hedhë me procedurë rrezikut që vjen nga marrja si i pandehur për kallzim të rremë, po thjesht ka pasur një moment lajthitje profesionale.
Në rast se plotësohet kjo mungesë domethënëse për fatin e të vërtetës, atëherë SPAK-u ka të gjithë mundësinë ta ndajë të vërtetën nga shpifja dhe viktimën nga fajtori. Pra o B-ja e vogël ka zbuluar një trafikant droge në rrethin tim të ngushtë familjar dhe trafikantit duhet t’i hiqet menjëherë liria, o gojës së madhe i duhet vënë proteza e ligjit!
Ka vetëm një të vërtetë në këtë mes dhe s’ka asnjë rrugë të mesme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.