Kryesore

Burri vdiq, gruaja u plagos! Detaje nga sulmi me armë zjarri ndaj çiftit shqiptar në Greqi, publikohen pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

22:02 - 09.05.24 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të enjte (9 maj) në zonën e Bajronit, ku një çift shqiptar u sulmua me armë zjarri dhe për pasojë njëri prej tyre humbi jetën, ndërsa tjetri mbeti i plagosur.




Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:00 në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me gruan.

Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të qëllojë në drejtimin e tyre.

Burri ka vdekur në vend nga të shtënat, ndërsa gruaja raportohet se është plagosur lehtë.

Ende mbeten mister arsyet e sulmit, ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.