LAJMI I FUNDIT

Çrregullimet e gjumit, faktorë kontibues për rritjen e ishemisë

19:19 - 09.05.24 P Gj
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sipas mjekëce të Universitetit Spitalor Essen, në Gjermani, pagjumësia e çrregullimet e saj ndikojnë në rritjen e ishemisë.




Ekspertet sugjerojnë se njërezit që janë të prekur nga ishemia, duhet të konsultohen më mjekun e tyre për të diagnostifikuar çregullimet me gjumin.

Për këta të fundit, problemet me frymëmarrjen gjatë pagjumësisë rrisin gjithashtu rrezikun e hemoragjisë celebrale. Rezultate të tilla kanë dal nga studimi i publikuar në Revistën Neurology.

Ekspertet nënvizuan se probleme të tilla bëjnë shërimin më të vështirë.

Ishemia, problemet me gjumin
Studimet kanë identifikuar një rrezik më të lartë vdekjeprurës tek pacientët e prekur nga ishemia, të cilët kanë probleme me gjumin dhe frymëmarrjen.
Pagjumësia dhe çrregullimet me gjumin shkaktojnë rritjen e tensionit të gjakut dhe shërim më të ngadaltë neurologjik.
Çrregullimet që ndikojnë në gjumin e njeriut rrisin rrezikun e ishemisë dhe ngadalësojnë shërimin.
Gjetjet e tyre janë të rëndësishme sepse provohet lidhja mes problemeve të gjumit dhe ishemisë.

Ishemia, problemet e mbipeshës
Njerëzit të cilëve u prishet gjumi nga problemet me frymëmarrjen, mund të kërkojnë ndihmë dhe të jenë më të shëndetshëm.
Sipas studiuesve, rënia në peshë mundet të përmirësojë gjumin, së bashku me lënien e alkolit që krijon vështirësi në frymëmarrje.
Mjekët janë gjithashtu kundër përdorimit të qetësuesve apo stimuluesve për njerëzit që preken nga somnambulizmi.
Nëse vuani nga pagjumësia, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun që të merrni një trajtim të duhur. Nëpërmjet konsultave mund të mësoni më shumë se si të mbroheni nga ishemia.
Nëse të afërmit tuaj kanë përjetuar një goditje të tillë, përpiquni të identifikoni probleme të fshehura me gjumin që mund të jenë duke ndikuar në shëndetin e tyre. /AgroWeb.org

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.