Kryeministri Edi Rama më 12 Maj do të jetë në Athinë ku do të takohet me emigrantët shqiptarë atje.
Kreu i qeverisë ka ftuar shqiptarët që jetojnë në kryeqytetin grek që t’i bashkohen mittingut
Rama ka zbuluar adresën se ku do të mbahet takimi, që do të mbahet në stadiumin Galatsit në orën 11:00.
Kryeministri i kërkoi emigrantëve atje ta kalojnë bashkë këtë moment krenarie për të gjithë shqiptarët në Greqi.
“Me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.
Shfaq Komentet (0)