AKTUALITET

U caktua trupi gjykues që do shqyrtojë ankimimin e Fredi Beleri, reagon OMONIA Himarë: Short i manipuluar në dëm të Kryetarit të Bashkisë

16:38 - 10.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë u caktua me short trupi gjykues që do shqyrtojë ankimimin e Fred Beleri në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por sot ka reaguar OMONIA Himarë kundër këtij trupi gjykues, pasi sipas saj është një short i manipuluar në dëm të Kryetarit të Bashkisë Himarë.




OMONIA Himarë u shpreh se gjyqtarja Daniela Shirka, është nën ‘urdhëra’ të Kryeministrit Rama, e ka për qëllim lënien në burg të Fredi Beleri, duke i kërkuar kësaj gjyqtares që të tërhiqet nga shqyrtimi i çështjes.

Reagimi i plotë i OMONIA Himarë:

OMONIA Himare denon me force manipulimin e shortit te hedhur ne Gjykaten e Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me qellim vijimin e gjykimit farse kunder Kryetarit te Zgjedhur te Bashkise Himare Dhionisios Alfred Beleri .
Perzgjedhja e Daniela Shirka si kryesuese e trupes qe do te gjykoje ne shkallen e dyte ceshtjen penale te sajuar dhe manipuluar ne dem te Kryetarit te Bashkise Himare te zgjedhur me vote te lire , z.Beleri eshte nje minim qe po i behet standarteve dhe parimeve themelore te gjykimit penal dhe demokracise .
Gjyqtarja Daniela Shirka ka gjykuar me pare z.Beleri lidhur me kerkesen e tij per ti dhene autorizimin e lejes se veçante per te kryer betimin si Kryetar i Bashkise Himare dhe kerkesen per zevendesimin e mases se arrestit me burg .
Ne te dyja raste , kjo gjyqtare , ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe standartet e vendosura dhe sanksionuar nga nje sere vendimesh te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ka lene ne burg dhe i ka mohuar z.Beleri te drejtat e dhena nga populli i Himares dhe Kushtetuta per tu betuar si Kryetar i zgjedhur .
Gjyqtarja Daniela Shirka nuk eshte vecse nje nga te shumtet lakej te pushtetit qe japin cdo dite sherbimet e veta per rregjimin autokratik te instaluar ne sherbim te Kryeministrit Rama. Ndihma e saj ne vjedhjen e mandatit te z.Beleri eshte nje akt i rende dhe me pasoja te medha per drejtesine dhe zhvillimet demokratike ne vend.
Shoqata OMONIA Himare , fton gjyqtaren ne fjale qe nese ka ndopak dinjitet , ti shmanget ketij gjykimi me perfundim te paralajmeruar dhe te jape doreheqjen.
Vendosja e drejtesise ne sherbim te interesave politike te dites dhe deshirave te z.Rama eshte pervecse nje krim edhe nje dem i rende qe i behet Shqiperise.
Gjykimi qesharak i zhvilluar ne Shkallen e Pare ndaj z. Beleri , pa prova dhe me fakte te manipuluara e mashtrime do te zhbehet shume shpejt !
Koha kerkon drejtesi, demokracia kerkon ligj !
Zbatoni ligjin !

Trupi gjykues do përbëhet nga gjyqtarja Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (Anëtar), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare).
Fredi Beleri akuzohet për “Korrupsion Aktiv në Zgjedhje”, dhe vendimi për masë arrest në burg është marrë në datë 5 mars 2024 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.